Bejta takon Bexhetin, flasin për avancimin e pushtetit lokal

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta ka takuar sot Kryetarin e komunës së Sarajit dhe anëtarin e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Blerim Bexheti.

Gjatë takimit, u bisedua për tema të ndryshme në interes të përgjithshëm, respektivisht mundësitë e avancimit të pushtetit lokal për të qenë sa më afër qytetarëve. Biseduam edhe për çështjet aktuale politike në vend dhe më gjërë.

Reklame

“Sot vizitova mikun tim të nderuar, Kryetarin e komunës së Sarajit dhe anëtarin e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Blerim Bexheti. Gjatë takimit biseduam për tema të ndryshme në interes të përgjithshëm, respektivisht mundësitë e avancimit të pushtetit lokal për të qenë sa më afër qytetarëve. Biseduam edhe për çështjet aktuale politike në vend dhe më gjërë”, shprehet Bejta.

“Sot pata nderin që të pres në takim mikun tim, nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z.Nevzat Bejta njëherit edhe kontribuesin e shum aktiviteteve shoqërore. Gjatë takimit biseduam për tema të ndryshme në interes të përbashkët për banorët e Komunës së Sarajit, për çështjet aktuale politike në vend dhe për projekte të ndryshme që janë duke u realizuar”, theksoi Kryetari i komunës së Sarajit njëherit anëtar i kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Blerim Bexheti.