Bekim Jashari poston foton mahnitëse nga Prekazi, komentuesit thonë se diçka në qiell ngjan me figurën e Adem Jasharit (FOTO)

Advertisment

Fotografi i njohur nga Skenderaj, Sefer Aliqkaj mbrëmë ka shkrepur një ndër fotografitë më të bukura të tij.

Fotografia e tij mahnitëse e vetëtimës mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz po bënë xhiro në rrjetet sociale.

Reklame

Madje ajo është shpërndarë edhe nga vet kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Mirëpo, atij i kanë shkruar shumë komentues duke thënë se kanë vërejtur një figurë e cila i ngjason shumë komandantit legjendar “Adem Jashari”.

Ka pasur dyshime që fotografia mund të jetë e edituar nga autori, mirëpo ai në një koment duke iu përgjigjur qytetareve që komentonin në profilin e Bekim Jasharit, ka thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje në të.