Bekim Maksuti i BDl-së: Aplikoni në konkurs për tu bërë pjesë e NATO së

Advertisment

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së veriut, Bekim Maksuti, i cili vie nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka ftuar të rinjtë e vendit tonë që të aplikojnë për tu bërë pjesë e strukturave të NATOsë nëpërmjet të konkursit të shpallur nga aleanca.

“Jemi krenarë për të gjithë punën dhe mundin, për ta bërë Republikën e Maqedonisë së Veriut një anëtare të barabartë përpara vendeve të NATOs!

Reklame

Tash më po vijnë ditë të mira për të gjithë ne, për herë të parë qytetarët e vendit tonë, do të jenë në gjendje të bëhen pjesë e një prej konkurseve më inovative.

Me besim dhe krenari si anëtarë të NATOs, ju ftojmë të aplikoni dhe urojmë suksese në këtë garë të gjithë qytetarëve!

Në link gjeni më tepër info.
Apliko!” thotë Maksuti

Linku për të aplikuar është: https://www.nato.int/cps/en/natohq/175210.htm