Bekteshi: BDl do të ketë kryetarë komunash thuajse në të gjitha komunat me shumicë shqiptare

Advertisment
HTML Image as link

Në zgjedhjet e ardhshme lokale BDI duhet të kandidojë kryetarë komunash në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, duke filluar nga Likova, e deri në Strugë dhe jam i bindur se mbi 95 për qind e komunave do të fitohen nga BDlja, vlerëson ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“BDI-ja gjithmonë është e konsoliduar dhe është parti politike që është më së miri e organizuar në Maqedoninë e Veriut. Këtë e tregojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe rezultatet e institucioneve që udhëhiqen nga përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim. Tashmë kemi filluar një proces në të cilin duhet të krijojmë programe për pushtetin qendror dhe lokal. Në pushtetin lokal programet do të jenë konkrete me kohë dhe me shumë të projekteve dhe do të bëhen në konsultim me qytetarët”, tha Bekteshi në intervistën për MIA-n.

Reklame

Konsultimi me qytetarët, theksoi, ka filluar tashmë përmes degëve të BDI-së.

“Varësisht nga përgjigja e tyre kthyese do t’i krijojmë politikat. Do të fitojmë kryetarë të komunave në thuajse të gjitha komunat me shumicë shqiptare në rajonin e Shkupit, por jam i bindur edhe në atë të Pollogut”, potencoi ministri i Ekonomisë.