Bekteshi: Janë ndihmuar mbi 10 mijë biznese dhe janë paguar mbi 50 mijë paga

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Click Plus në Tv 21 sonte theksoi se janë ndihmuar mbi 10 mijë biznese dhe se janë paguar mbi 50 mijë paga.

Më tej ministri shtoi se është i vetëdijshëm se janë humbur vende pune por më së shumti kjo ka ndodhur në sektorin e tekstilit me rreth 50 % por shtoi se përfituesit më të mëdhenj të ndihmave të ofruara deri tani kanë qenë kompanitë mikro dhe të vogla.

Reklame

Ministri përmendi edhe objektet gastronomike të cilat organizojnë dasma dhe shtoi se të gjitha këto objekte kanë qenë të përfshira pothuajse në të gjitha pakot e deritanishme dhe kanë përfituar grant prej rreth mijë eurosh dhe nënvizoi se të gjithë jemi të vetëdijshëm për humbjet e tyre por duke u shprehur optimist se këto objekte këtë vit do të fillojnë me punë.