Bekteshi: Nga 15 korriku, kupona dhe kartela pagese për 130,000 qytetarë

Advertisment

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp informoi se në seancën e fundit të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u miratua dekreti me fuqi ligjore, i cili parashikon lëshimin e kuponave për turizëm për punonjësit me të ardhura të ulëta për të inkurajuar turizmin vendas gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Siç informoi ministri, lëshimi i kuponëve për turizmin vendas është një masë që u parashikua në pakon e tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, e cila u publikua dy javë më parë, dhe qëllimi kryesor i kësaj mase është inkurajimi i konsumit të brendshëm dhe mbështetja e turizmit sektorit gastronomik dhe turistik vendas.

Reklame

“Duke pasur parasysh faktin se turizmi është një nga degët më të prekura nga kriza e Koronës, jemi të bindur që turizmi vendas mbetet shpresa më e madhe për mbështetjen e kësaj industrie.Masa parashikon që të gjithë qytetarët që kanë të ardhura që nuk tejkalojnë 15.000 denarë në muaj të marrin vauçerë prej 6.000 denarë që mund të përdorin në objektet turistike vendase, por edhe një kartelë pagese prej 3.000 denarë që mund të përdoret në të gjitha objektet hotelierike në vend. Vauçeri do të jepet për të gjithë qytetarët, të cilët siç thashë nuk kanë të ardhura mujore më shumë se 15.000 denarë, respektivisht sipas të dhënave nga Drejtoria e të ardhurave publike në periudhën nga janari deri në prill 2020, nuk kanë realizuar të ardhura më shumë se 60.000 denarë”, potencoi ministri.

Procedura për marrjen e kuponave parashikon që pasi DAP të paraqesë të dhënat për qytetarët që plotësojnë kushtet për këtë masë, atëherë atyre do t’u dërgohet një e-mail me një kupon me QR KOD në vlerë prej 6,000 denarë dhe udhëzime për përdorimin e tij.

“Të njëjtët qytetarë që do të marrin vauçerë me vlerë 6.000 denarë, do të marrin një kartelë elektronike të pagesës në vlerë prej 3.000 denarëve që do të mund ta përdorin në të gjitha objektet hotelierike për ushqim (dhe në objektet ku do të pushojnë në objektet tjera hotelierike për ushqim). Në të njëjtën kohë, Ministria e ekonomisë do të krijojë një Platformë në të cilën gjitha objektet e kategorizuara turistike dhe hotelierike në të gjithë vendin do të paraqesin ofertat e tyre të akomodimit, ku qytetarët që do të marrin vauçerë do të jenë në gjendje të zgjedhin se cilën nga ofertat do të mund të përdorin, respektivisht të zgjedhin se ku do të kalojnë pushimet e tyre vjetore.” theksoi ministri.

Kur themi objekte të kategorizuara hotelierike, nënkuptojmë të gjitha objektet e akomodimit që posedojnë vendim për kategorizim, duke përfshirë edhe akomodimin privat në vendin tonë. Unë e shfrytëzoj këtë mundësi që tu bëj thirrje të gjitha objekteve të pa kategorizuara të bëjnë të njëjtën gjë deri më 20 qershor, në mënyrë që ata më pas të aplikojnë për përdorimin e masës dhe të jenë në gjendje t’i bashkëngjisin ofertat e tyre në platformë, në mënyrë që qytetarët që kanë kupon të mund ti përdorin edhe nëpër objektet e tyre.

“Përgatitjet për vënien në funksionim të kësaj Platforme, në të cilën do të duhet të regjistrohen objektet turistike dhe hotelierike, tashmë kanë filluar, dhe ajo do të vihet në përdorim brenda dy javësh, respektivisht në 15 qershor. Pronarët e objekteve hotelierike dhe turistike më pas do të kenë 15 ditë, respektivisht deri më 30 qershor, për të vendosur ofertën e tyre në Platformë, në mënyrë që qytetarët që do të marrin vauçerë të mund të zgjedhin se ku mund të kalojnë pushimet e tyre verore, deklaroi ministri Bekteshi dhe u bëri thirrje u bëri thirrje të gjitha objekteve turistike dhe hotelierike që nuk janë kategorizuar, të kategorizojnë objektet e tyre deri në 20 qershor, në mënyrë që ata të mund të aplikojnë dhe bashkëngjisin ofertën e tyre në Platformë, ku qytetarët do të jenë në gjendje të shohin ofertën dhe të përdorin kuponat tek ta.

Qytetarët do të mund të përdorin vauçerët për pushime nga 1 korriku 2020 deri më 15 dhjetor 2020.

“Njëkohësisht, do të doja të informoja se Ministria e ekonomisë së bashku me Agjencinë për mbështetjen e turizmit në periudhën në vijim do të zhvillojnë një fushatë ДОМА СИ Е ДОМА dhe PUSHIME NE VEND ku do të promovojmë potencialin turistik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por këtë herë për qytetarët tanë, respektivisht për turistët vendas”, theksoi Bekteshi.

Masa parashikon të mbulojë më shumë se 130,000 qytetarë, dhe buxheti që disponon Ministria e Ekonomisë për të mbështetur turizmin është gjithsej 10 milionë euro.

“Duke pasur parasysh përvojën nga vitet e kaluara me mbështetjen e turizmit vendor, ne kemi arritur të rrisim numrin e turistëve vendas në Republikën e Maqedonisë së Veriut mesatarisht prej 7 për qind në vit, me këtë masë, dhe me fushatën për turizmin vendas presim të rrisim numrin e turistëve vendas dhe fjetjeve në qendrat tona turistike me 50 për qind këtë vit dhe kështu të ndihmojmë hotelierët tanë të zvogëlojnë humbjet nga kjo krizë. Theksojmë që kjo nuk është masa e fundit për rikuperimin nga kriza e KORONËS dhe në periudhën në vijim së bashku me sektorin privat do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të suksesshëm dhe do të sjellim MASA dhe PROGRAME të reja për tu rikuperuar nga pasojat e kësaj krize”, nënvizoi Bekteshi.