Bekteshi: Subvencione deri në 30,000 denarë për seminare, trajnime dhe konferenca

Advertisment

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi për një masë tjetër për mbështetjen e turizmit, e cila u paralajmërua në pakon e tretë të masave të Qeverisë, nga programi Covid 19 në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.

Ministri Bekteshi theksoi se mbështetja e turizmit vendor, i cili është një nga sektorët më të prekur nga korona kriza, është prioriteti kryesor për Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa që nga fillimi i korona krizës Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë solli disa masa për mbështetje të këtij sektori.

Reklame

“Sot dua tu informoj se fillojmë edhe me një masë tjetër për mbështetje të turizmit. Ministria e Ekonomisë i propozoi Qeverisë një Program me anë të të cilit do të subvencionohen ngjarje që do të organizohen në kapacitetet e kategorizuara të hotelierisë në vend.

Masa parashikon të mbulojë 50% të harxhimeve, por jo më shumë se 30,000 denarë për aplikant për shpenzimet e organizimit të trajnimeve, seminareve, konferencave kapacitetet turistike vendase nga të gjitha organizatat joqeveritare, shoqatat, ndërmarrjet dhe institucionet që planifikojnë të organizojnë ngjajrje në suaza të aktivitetetet e tyre, theksoi ministri Bekteshi dhe ceku se qëllimi i kësaj maseështë të ndihmojë hotelierët në këto momente, në mënyrë që të stejkalojnë më lehtë pasojat e krizës.

Ministri sqaroi se masa parashikon mbulimin e shpenzimeve vetëm për deklarimin e hapësirës për organizimin e trajnimit, konferencës ose ngjarjes në kapacitetet hotelierike vendore.„Për realizimin e këtij programi, Ministria e Ekonomisë do të shpall thirrje publike për subvencione për bashkësë njëjtës janë siguruar 15 milion denarë ose 245 mijë euro.

Një aplikant do të mund të dorëzojë më së shumti 3 kërkesa për bashkëfinancim të harxhimeve. Aplikanti dorëzon kërkesë pranë Ministrisë së Ekonomisë me një rezervim shtojcë për sallën e trajnimeve,seminareve, konferencave, etj. dhe një marrëveshje me objektin hotelierierik me një faturë të bashkangjitur dhe një përshkrim të shkurtër të ngjarjes.