Bekteshi: U siguruan 176 milion EURO nga Fondi Monetar Ndërkombëtar!

Fondi monetar ndërkombëtar (FMN) miratoi mbështetje financiare për vendin tonë, përmes Instrumentit për financim të shpejtë, në shumë prej rreth 176 milionë euro. Përmes këtij instrumenti mundësohet qasje kryesisht e shpejtë dhe e volitshme drejt mjeteve nga FMN-ja, në kushte kur ekonomia me fondamente të shëndosha është prekur nga goditja e jashtme, e papritur dhe e përkohshme, siç është pandemia e virusit Kovid-19.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas miratimit nga Fondi Monetar për 176 milion është shprehur se Maqedonia e Veriut vazhdon me politikat e qëndrueshme për ballafaqim me krizën nga Covid-19.

Reklame

“U siguruan 176 milion EURO nga Fondi Monetar Ndërkombëtar! #vazhdojmë me politika të qëndrushme për ballafaqim me krizen nga COVID-19. Stabilitet ne politikat monetare, fiskale dhe tregtare” thotë Bekteshi

Tao Xhang, zëvendësdrejtor ekzekutiv dhe ushtrues i detyrës kryetar i Bordit u shpreh se pikëpamjet ekonomike të Maqedonisë së Veriut u përkeqësuan dukshëm si rezultat i pandemisë së COVID-19Pikëpamjet ekonomike të Maqedonisë së Veriut u përkeqësuan dukshëm si rezultat i pandemisë së COVID-19. Pritet që BPV-ja reale të ulet për 4 për qind në vitin 2020, si rezultat i rënies së kërkesës vendore dhe të jashtme. Kjo, së bashku me goditjet negative ndaj besimit dhe derdhjet nga rrjedhat globale financiare, krijoi nevojë për sigurim urgjent të nevojave të bilancit pagesor”, deklaroi pas diskutimit të Bordit ekzekutiv lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tao Xhang, zëvendësdrejtor ekzekutiv dhe ushtrues i detyrës kryetar i Bordit.