Bekteshi: Uragani BLU po vjen

37

Sapo u shpallën zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të vitit 2020, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se ur ganai blu po vjen duke a luduar se BDI-ja do të fitojë bindshëm edhe kësaj radhe.

“Ur agani BLU po vjen…më 12 Prill rikonfirmojmë konsistencen politike!” ka shkruar Bekteshi duke nxjerrë edhe një foto me Ali Ahmetin, përcjell TS.

Sot tek vila VODNO e presidentit Pendarovksi morën pjesë pesë liderë shqiptarë dhe dy maqedonas ku u dakorduan për zgjedhjet e prillit.

Nga ana tjetër lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri është nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i vendit.

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti./TS/