Valon Bela mbrëmë në emisionin Click Plus tha se në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen, shumë pak qytetarë do të dalin për të votuar si pasojë e shpërnguljeve të mëdha që janë bërë kohëve të fundit në vend.
-Do të habitemi nga zgjedhjet e ardhshme, do të dalim edhe më pak qytetarë sepse rinia ka ikur për kafshatën e gojës në perëndimi. Shikoni shifrat se sa janë të kthyer në vendlindje, janë një shifër simbolike nuk e di a mbërrijnë 10 mijë ose jo,- tha Bela në Click Plus./TV21