Belgjika sjell lajmin e mirë se kur nis të hapet, ja kur do të hapen shkollat

Advertisment

Ashtu sikur shumë shtete tjera evropiane, edhe Belgjika ka paralajmëruar se do të nisë gradulisht lehtësimin e masave shtrënguese gjatë muajit maj, duke lejuar hapjen e shumë bizneseve dhe shkollave.

Kryeministrja Sophie Wilmes tha se masat shtrënguese do të fillojnë të lehtësohen nga 4 maji, kur do të hiqen kufizimet për sportet në ambjente të hapura dhe transportin publik.

Reklame

Të gjitha bizneset do të lejohen të rihapen nga 11 maji dhe shkollat nga 18 maji. Përtej kësaj, vendet e tjera publike, të tilla si kafene, bare, restorante, mund të rihapen gradualisht në qershor. Wilmes shtoi se këto masa janë marrë pasi përhapja e virusit është e ngadalsuar.

Kujtojmë që Belgjika shpalli një bllokim mbarëkombëtar mbi krizën e koronavirusit më 18 mars, pas shembullit të disa vendeve evropiane. Deri tani ka 44,293 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 6,679 vdekjeve të lidhura me sëmundjen në vend, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.