Belgjika u bën thirrje popullatës që të hanë më shumë patate, sepse nuk po kanë ku ti shesin

Advertisment

Belgjika u ka kërkuar popullatës që të hanë më shumë patate gjatë pandemisë së coronavirusit në një përpjekje për të ndihmuar prodhuesit belgë të patateve, të cilët janë në rrezik të madh nga mos-shitja e patateve për shkak të një rënie të kërkesës të shkaktuar nga mbyllja e restoranteve.

Fushata po drejtohet nga Belgapom, një prodhues patatesh dhe drejtori i saj, Romain Cools i tha CNN se shpreson që duke inkurajuar belgët të hanë më shumë patate në shtëpi, kjo do të “mundësojë që përpunuesit të shmangin hedhjen e patateve që nuk janë shitur”, transmeton Telegrafi.

Reklame

Belgët zakonisht hanë patate një herë në javë, por kryesisht jashtë shtëpive të tyre, në restorante zakonisht.

Fermerët belgë të patateve po përballen me një tepricë prej 750,000 tonë patate këtë vit që rrezikojnë të shkatërrohen për shkak të masave në vend për të ndaluar përhapjen e COVID-19, sipas të dhënave më të fundit të Belgapom.

Për të ndihmuar qytetarët që t’i përdorin patatet, agjencia rajonale e bujqësisë në Wallonia, Apaq-W dhe VLAM po promovojnë receta lokale dhe sezonale përmes faqeve të internetit të dedikuara për të përdorur patate të tepërta belge.