‘Bella Ciao’/ Muzika e serialit të njohur dëgjohet nga brenda xhamisë (Video)

Advertisment

Dikush do të thoshte se myslimanët në Turqi e kremtojnë lutjen e Ramazanit plot stil. Por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një xhami në qytetin e Smirne në brigjet e Egjeut.

Në vend të lutjes së hoxhës, nga minarja e kësaj xhamie u dëgjua kënga e serialit të famshëm “La casa de papel”, Bella Ciao.

Reklame

Kjo i ka shqetësuar të gjithë banorët përreth si dhe autoritetet të cilët u detyruan të ndërhyjnë. Për shumë pak kohë, videoja e publikuar bëri xhiron e rrjetit ku ka nxitur dhe shumë debate e kritika.

Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar.

Prokuroria e Smirnes ka nisur një hetim për rastin në fjalë dhe videot e shpërndara, duke e quajtur këtë që ndodhi fyerje ndaj vlerave fetare.

Nuk dihet ende se kush e ka lëshuar muzikën.