Bellanoc-Stançiq, kush e hapi kufirin? LSDM apo BDl? Të dyja palët po lavdërohen

Advertisment

Kufiri Bellanoc-Stançiç u hap por autoritetet ende nuk arrijnë të merren vesh se kush është më meritori për këtë. Kryetari i Komisionit për çështje ekonomike në LSDM, Fatmri Bytyqi, në Facebook-un e tij postoi një koment për hapjen e kufirit Bellanoc-Stançiq, ku mes tjerash në shkrimin thuhet “Të gjithë shkruajn dhe mburren për hapjen e pikës kufitare”. “Disa pëllasin, ndërsa disa punojnë”. Kush pëllet, Bytyqi nuk u përgjigj konkretisht

“Kufiri Bellanoc-Stançiq është projektuar mbrapsht në vitin 2010 dhe duheshin plot 10 vite që të vijë një koalicion qeverisës i cili udhëhiqet nga LSDM që ai kufi të bëhet realitet, pa marrë parasysh se kush janë partnerët e koalicionit”, deklaroi Bytyqi.

Reklame

Ai ka qenë një nga pesë ekspertët dhe i vetmi nga Maqedonia që kanë punuar në këtë projekt, i realizuar me ndihmën e BE-së përmes Instrumentit IPA për bashkëpunim ndërkufitarë me 1.2 milion euro, si dhe me bashkë-financim nga Ministria për vetëqeverisje lokale me 105 mijë euro. Këtë edhe ai vetë e shkroi në Facebook. Edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, në Facebook-un e tij shkroi “Ne nuk flasim por veprojmë.”