Berisha: Cili lojtar nuk po e jep maksimumin, tregoni me emra dhe do ta largojmë nga ekipi

Advertisment

Kosova nuk e ka nisur aspak mirë këtë vit kampanjën në Ligën e Kombeve ku në katër ndeshje mori vetëm një barazim duke pësuar tri humbje, gjë e cila shkaktoi dëshpërim të madh.

Kjo bërë që analistët të bëjnë shumë akuza duke filluar nga trajneri e deri te lojtarët. Trajneri Faruk Statovci dhe gazetarja Qeqa Krelani thanë se disa lojtarë nuk po e japin maksimumin te Kosova, gjë ndaj të cilës ka reaguar kryetari i “dardanëve” Lulëzim Berisha në emisionin “Kampionët” në Kanal 10.

Reklame

“Le të del dikush dhe të tregon cili lojtarë me emër nuk po e jep maksimumin, unë ju garantoj që të dalë t’i mbledh “dardanët” do të shkojmë te Federata dhe do t’i shkarkojmë të gjithë ata lojtarë që nuk po e japin maksimumin.

Pra unë po i dëgjojë këto akuza por nuk po e di ku po bazoheni që po bëni akuza të tilla. Pse nuk ka rezultate them se pandemia na ka dëmtuar shumë. Nëse në mars kishim luajtur, ndryshe ish kanë rezultatet. Pra unë nuk pajtohem asnjëherë që lojtarët nuk e kanë dhënë maksimumin. Pra nuk është e drejtë me thënë këtë se dikush nuk po e jep maksimumin”, ka vlerësuar Berisha. /Zeri.info.