Lëvizja BESA Gostivar, ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në facebook, se sot ka ristrukturuar degën e saj në “Zonën 7- Sahati”, ku kryetar nëndege u zgjodh Okan Dehari.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, deputeti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit Fadil Zendeli, si dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, të cilët unanimisht deklaruan se Gostivari meriton ndryshim, njofton ora24.tv
“Lëvizja BESA në qytetin e Gostivarit vazhdon me riorganizimin dhe ristrukturimin e nëndegave ku ky rifreskim e preku edhe “Zonën 7- Sahati” në këtë qytet. Në një frymë pozitive dhe me demokraci të plotë Okan Dehari u zgjodhë për kryetar nëndege.
Pjesë e rifreskimit në këtë qytet i pranishëm ishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, deputeti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit Fadil Zendeli, si dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.
Gostivari meriton ndryshim, ishte fjala e përbashkët e panelistëve, ku me rifreskimet e bëra dhe ato në vazhdim Lëvizja BESA tregon forcën e sajë politike dhe fuqishëm hyjmë rrugëtimit për zgjedhjet lokale.








