BESA: Nuhiu organizon tubime pa distancë sociale dhe pa maska, BDI rrezikon jetën e qytetarëve

Advertisment

Ai që duhet të mbajë rendin jo vetëm që nuk është shembull i mirë por paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve, ka shkruar sekretari organizativ i Besës Adnan Azizi.

Ai që duhet të mbajë rendin jo vetëm që nuk është shembull i mirë por paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Reklame

Zëvendës ministri i MPB-së, Agim Nuhiu vetëm për të realizuar agjendën partiake po vë në rrezik qytetarët duke lejuar tubimet masive, pa ruajtur distancën dhe pa mbajtur maskat.
Kur ai i cili duhet të jetë shembull i respektimit të rekomandimeve nuk e bën detyrën e vet, normalisht që qytetarët nuk do i marrin seriozisht rekomandimet shëndetësore për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave.

Tashmë BDI paraqet rrezik për gjithë qytetarët prandaj është koha që ata të shkojnë në opozitë, të reformohen, të pastrohen nga krimi dhe korrupsioni.
Kjo do ishte e dobishme për të gjithë shtetin, qytetarët dhe në përgjithësi për shoqërinë tonë.