Besa përgaditet për fitore në Saraj, ja kandidati i mundshëm?!

Partia e Bilal Kasamit ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale 2021. Aktivitetet e strukturës partiake tashmë kanë filluar punën në teren.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale duken aktivistët e Besës nga Saraji me ministrin Arijanit Hoxha dhe deputetin e kësaj partie Kastriot Rexhepi teksa përmbi foto kanë shënuar se janë të përgaditur ta fitojnë edhe Sarajin.

Nga burime brenda partisë përflitet se Besa për komunën e Sarajit do të surprizojë me një kandidat autoritativ nga bota e biznesit.

Se çfar rezultati do të arrijnë në zgjedhjet lokale mbetet të shihet në tetor kur edhe janë të parapara zgjedhjet lokale. Vlen të theksohet se kjo parti në zgjedhjet e fundit parlamentare në komunën e Sarajit mori diku rreth 1200 vota./Derveni.info