BESA – Tearcë: Isen Asani ende nuk e sheh të arsyeshme për ti dezinfektuar rrugët e Komunës së Tearcës

Advertisment

Pandemia e Covid19 është shqetësim i çdo qytetari në Maqedoninë e Veriut por edhe shqetësim në gjithë botën. Masat mbrojtëse që kanë ndërmarrë komunat e tjera për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, janë për t’u përshëndetur ndërsa mos përgjegjësia e Komunës së Tearcës është për t’u kritikuar për mos marrjen e masave. I bëjmë thirrje kryetarit Isen Asani të vetëdisohet dhe përgjegjësohet që të merr masa dhe t’i dezinfiktojë rrugët e fshatrave të Tearcës, si preventivë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, andaj marrja e masave mund të ndihmojë dhe kontribojë që kjo pandemi të mos përhapet. Kërkojmë urgjentisht që bëhet dezinfektimi i rrugëve, sepse në shtet tashmë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa Komuna e Tearcës ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Reklame

Kërkojmë urgjentisht edhe formimin e shtabit të krizës apo emergjencës, e cila do të njoftonte qytetarët për Covid19 dhe informimi i qytetarëve në kohë për mbrojtje nga pandemia.

Lëvizja BESA, Dega – Tearcë
19.03.2020