Besar Guxhufi shënon në barazimin e Maqedonisë së Veriut ndaj Hungarisë (VIDEO)

Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë edhe në ndeshjen e dytë kontrolluese kundër Hungarisë e mbylli me barazim 2:2.

Të dyja përfaqësueset e nisin mirë ndeshje, e cila rezultoi edhe me një gol të shpejtë për nikoqirët që nga minuta e 6-të. Autor i golit ishte Daniel Naxhi Kolozvari.

Maqedonia arriti të shënojë për barazim në minutën e 33-të përmes Besar Guxhufit. Dy minuta më vonë, Nikolla Pavlevski arriti të realizojë gol për përmbysje dhe epërsi 2:1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, hungarezët luajtën më mirë, ndërsa përfaqësuesja jonë u tërheq në mbrojtje, por nuk arriti që të ruajë epërsinë. Përfaqësuesja e Hungarisë shënoi gol në minutën e 88-të, duke barazuar rezultatin përmes Bence Fabian për shifra finale 2:2.

Rastin më të mirë në pjesën e dytë e kishte Besar Guxhufi, por për fat të keq nuk ishte i saktë.

Hungaria U18 – Maqedonia U18 2:2 (1:2)

Maqedonia: Vasko Vasilev, Nikolla Pavleski, Marko Ristov (Hristijan Pop – Antovski 65’), Borjan Poposki (David Lusev 73’), Enis Buqi, Matej Angellov, Matej Gjorgjiev (David Debreshilovski 53’), Besar Guxhufi, Igor Janevski (Marko Treneski 65’), Maksim Milloshevski, Atdhe Kadriu (Erion Shuku 53’);

Në pankinë: Erion Shuku, Marko Treneski, Maro Sofijanoski, Naum Angellov, Hristijan Pop – Antoski, Hamza Memetriza, Arbnor Murati, David Lusev, David Debrshliovski;

Ndeshja e parë u mbyll me barazim 1:1.