Besart Ibraimi, gol në stilin Françesko Totit (VIDEO)

Advertisment

Shkëndija e Tetovës barazoi 2-2 jashtë fushe ndaj Rabotnickit në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Skuadra tetovare kalon në gjysmëfinale, teksa protagonisti i ndeshjes ishte Besart Ibraimi, me një gol që vështirë do të harrojë ai dhe tifozët e sportdashësit.

Futbollisti kuqezi mori topi rreth 60 metra larg portës kundërshtare, avancoi dhe sapo hyri në zonës lëshoi një parabolë “alla Totti” që befasoi portierin! Më pas, festoi edhe stafin kuqezi dhe trajneri Ernest Gjoka.

Reklame