Besarta për Natën e Zjarreve: Ky zjarr është përgjigjja për ata që synojnë të na rrezikojnë lirinë

Besarta Jashari, e bija e Hamzë Jasharit dhe e mbijetuara e vetme e familjes Jashari ka kujtuar familjarët e saj që u sakrifikuan për liri, shkruan Syri.net Kosova.

Sonte në Natën e Zjarreve në Prekaz, Besarta tha se kjo natë është e veçantë dhe se ky zjarr është përgjigja për të gjithë që synojnë ta rrezikojnë këtë liri.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Do të ishte e rëndomtë…edhe nata,edhe zjarri,do të ishin të rëndomta sonte…edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !…Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.Andaj,ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen, e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !…Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e KosovësE juaja,Besarta Hamëz Jashari”, shkroi ajo.