Besimi: Ju na e dhatë fuqinë për t’i shtyrë më tej kufijtë e suksesit

Advertisment

Deputeti i posa zgjedhur i Bashkimit Demokratik për Integrim, Florin Besimi nëpërmjet rrjetit social facebook i ka falenderuar votuesit dhe aktivistët që i qëndruan mbas gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, informon portali “tetova1”.

Besimi shkruan:
Falemnderit që na besuat e që po na bëni përherë e më të fortë. Kemi edhe shumë rrugë për të bërë. E ardhmja do përkushtim, një ëndërr të madhe dhe guxim që t’i shkosh deri në fund asaj. Ju na e dhatë fuqinë për t’i shtyrë më tej kufijtë e suksesit.

Reklame

Falemnderit për çdo hap që keni hedhur deri te kutia e zgjedhjes! Falemnderit për çdo fjalë, për çdo ndjenjë që na e keni dhuruar. Besimi juaj i vazhdueshëm është arritja më e madhe për ne! /tetova1/