Besimi në takim me arkitektët: Bashkë do të bëjmë punë të mira për vendin tonë

Advertisment

Takimi i rradhës në vrazhdën e aktiviteteve kandidati për deputet nga rradhët e BDI-së në njësinë e VI-të zgjedhore i dyti me rradhë pas liderit Ahmeti, Florin Besimi e ka realizuar në një bashkëbisedim me arkitektët e komunës së Tetovës me të cilët është diskutuar se si mund të ndryshohet për të mirë qyteti rrëzë malit Sharr, ku mes të pranishmëve u diskutua mbi mundësinë e zgjerimit dhe miratimit të Planit të ri detal urbanistik për qytetin e Tetovës si mundësi e vetme që ky qytet të merr një pamje akoma më madhështore.

Pasiqë i përket fushës së shëndetësisë, dr. Florin Besimi para të pranishmëve ka kërkuar që bashkërisht të përballemi me Pandeminë e Covid 19 pasiqë vetëm bashkë dhe duke respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore mund të mundim këtë virus i cili kërkon vëmendje shumë të madhe pasiqë tashmë shumë vende të botës ende përballen me luftën kundër këtij virusi e në mesin e tyre edhe vendi ynë.

Reklame

‘Duhet të kemi një përgjegjësi më të madhe në këtë drejtim dhe së bashku me të respektojmë rekomandimet nga institucionet shëndetësore të cilat janë të domosdoshme pasiqë vetëm në këtë mënyrë ne mund të mposhtim virusin që tashmë po e përjeton gjithë bota e jo vetëm ne, me përkrahjen tuaj në mënyra të ndryshme edhe ne mund të vazhdojmë të japim përkrahjen në anën tonë dhe bashkërisht të dalim të suksesshëm. Iniciativat fillimisht duhet ndërmarë edhe nga ju që më pas të gjejnë përkrahjen tonë në shumë drejtime përfshirë dhe sferën e arkitekturës dhe ndërtimit’, ka theksuar kështu Besimi para të pranishmëve të cilët kishin ardhur të ndjekin nga afër prezantimin e platformës në kuadër të fushatës parazgjedhore.