Bexheti dhe Xhaferi sot në gjykatë në rolin e dëshmitarëve

Advertisment

Ish ministri i Drejtësisë dhe kryetar aktual i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, është paraparë që sot të dëshmojë në seancën për lëndën Mo nstra. Si dëshmitarë në gjykim duhet të paraqitet edhe Musa Xhaferi ish zëvendëskryeministër i angazhuar për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Gjatë prezantimit të bo mbave nga ana e prokurores Fatime Fetai, opinioni kishte mundësi të dëgjojë si Bexheti dhe Xhaferi kanë komunikuar me persona të tjerë në lidhje me këtë lëndë.

Reklame

Njëherit në këtë seancë duhet të paraqitet edhe dëshmitari Zoran Trajkovski (nëpunës policorë) i cili në bo mbat dëgjohet si komunikon me një person tjetër dhe sqaron si Sinisha Aleksovskit i ka transmetuar se para 12 prillit mund të ndodh ngjarje e pakëndshme, su lm ndaj stacioneve policore dhe të ngjashme.

 

Lidhur me këtë çështje Aleksovski (ish këshilltar i sigurisë në kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov) ka konfirmuar se ka pasur komunikim me Trajkovskin. Nga ai ka marrë informacion me gojë se ka lëvizje të grupeve ekstremiste të cilët mund të su lmojnë stacionin policore, por se nuk është konfirmuar.

Në seancat paraprake për vr asjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, dëshmoi pothuajse tërë kryesia e MPBsë nga viti 2012.

Gjykimin për Mo nstrën e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të akta kuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Për vr asjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vr anë djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovki, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me bu rg të përjetshëm u dënuar Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të 2017 të dënuarve ua shfuqizoi masën e aktgjykimit, dhe i liroi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Mo nstra” e mori PSPja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.