Bexheti: Kurdoqofshin zgjedhjet, BDI do të pësojë humbjen më të thellë në historinë e saj!

25
#

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka deklaruar sot në Kuvend, se për partinë e tij nuk është e preferuar që sivjet të mbahen zgjedhje të parakohshme. Si datë të përshtatshme për BDI-në, Grubi ka përmendur majin ose qershorin e vitit të ardhshëm.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë temë mes liderëve partiakë. Sigurisht që viti i ardhshëm është vit zgjedhor. E dimë që zgjedhjet e rregullta janë në dhjetor, por besoj se në negociata me partitë tjera politike do të gjejmë mirëkuptim që fushata të zhvillohet pak më herët, që zgjedhjet të mbahen shumë më herët. Duhet të keni parasysh se edhe në pajtim me Ligjin për Qeverinë duhet të kemi qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve, kështu që nëse i kemi parasysh gjithë këto afate, do të shihni se sivjet zaten nuk janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e nuk janë as të preferuara sepse presim ta rrumbullakojmë procesin e anëtarësimit në NATO dhe të marim datë për anëtarësim në BE”, deklaroi Grubi.

I menjëhersh ka qenë reagimi i Zëdhënësit të ASH Flakron Bexheti ne lidhje duke shtuar se BDI nuk e ka guximin të përballet me zgjedhjet e parakohshme këtë vit, dhe se viti tjetër nuk është larg.

Ja reagimi i zëdhënësit Bexheti:

Zyrtarët e BDI, kur pyeten për zgjedhje të parakohshme janë kategorikisht kundër, deri me tani kishin një justifikim se gjoja do hapen bisedimet me BE në Qershor ose ne Tetor të këtij viti dhe sipas tyre mbajtja eventuale e zgjedhjeve do ta ngadalsonte procesin eurointegrues për në BE.

Meqë nuk ka hapje të negociatave më BE ata nuk e kanë guximimin të përballen më zgjedhje të parakohshme këtë vit, nuk pranojnë sfidën e vazhdueshme të ASH për zgjedhje të parakohshme sepse e dinë se i pret humbja e pakontestueshme dhe më thellë në historinë e tyre politike. Sidoqoftë viti tjetër nuk është larg! Ka shtuar Zëdhënësi i ASH Flakron Bexheti.