Bexheti: Sù lme, shpifje por edhe teori konspiracioni

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti ka komentuar në facebook deklaratat e fundit për Ziadin Selën.

“Sù lme, shpifje por edhe teori konspiracioni nga të gjitha anët, por jo nga votuesi i zakonshëm shqiptar që këtij njeriu i ka besuar ndryshimin.

Është për keqardhje kur disa të vetëquajtur “analistë” i bashkohën fushatës të kësaj figure politike për te baltosur angazhimin tij, dhe të njejten kohë duke e amnestuar në heshtje zullumin dhe përgjegjësinë politike te BDI dhe liderit të saj për 20 vite.

I kuptoj të gjithë ata që në forma të ndryshme i kanë gëzuar privilegjet e pushtetit, dhe të njejtat edhe mund t’i humbasin pas 12 Prillit por i kuptojmë më shumë mijëra shqiptare që e kërkojnë ndryshimin, dhe ta ndjenjë atë, per ta ringjallur shpresën e tyre për një jetë më të mirë.

 

Jemi rritur politikisht, për vite me rradhë falë besimit të votuesve shqiptar, politikave tona, sepse kemi qenë te drejt,andaj cdo go ditje e padrejtë, e porositur, dhe e shpifur vetëm se e ka forcuar më shumë figurën e Ziadin Selës, dhe subjektin politik ASH.

Shqiptarët na kanë besuar ta bëjmë ndryshimin dhe kjo do të ndodh përshkak fuqisë së tyre.
Vashdojmë përpara, Rrugës së Arbërit, Me dinjitet, me dije e guxim.