Bexheti: Të bëhen mbi 700 teste në ditë, apelojmë për kujdes nga qytetarët

Konferencë për shtyp e përfaqësuesit të BDI-së dhe kryetar i Komunës së
Sarajit, Blerim Bexheti:

Ju drejtohem sot në cilësinë edhe të kryetarit të komunës Saraj, edhe në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe si banor i komunës tonë dhe i Shkupit. Zhvillimet e fundit me shëndetin publik në komunat tona kanë marrë përmasa shqetësuese.

Reklame

Komuna e Sarajit dje ka shënuar 39 të infektuar me virusin Covid – 19 dhe të infektuarit vijnë nga më shumë vendbanime të komunës sonë. Ne që dje thamë që të gjithë bashkërisht po synojmë kthimin sa më të shpejt në normalitet dhe ta rindërtojmë e përforcojmë ekonominë tonë, por çdo kthim në rutinën e përditshme me doemos duhet të përcillet me respekt të pa kompromis të masave për kujdes nga qytetarët që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve. Jam këtu para jush që të them që mosrespektimi i masave dhe mospasja e kujdesit mund të shkakton pasoja të paparashikueshme afatgjata që do ta lëndojnë jo vetëm komunën tonë, por gjithë shoqërinë. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe lokale si dhe me ekspertët dhe vlerësimet dhe si administratë lokale, por edhe si qytetarë vihemi tërësisht në dispozicion të përpjekjeve për ta kaluar pandeminë sa më lehtë që është e mundur.

Kjo betejë nuk mund të fitohet pa pjesëmarrjen e gjithë secilit dhe përgjegjësi kemi që të gjithë. Ky virus nuk është shaka dhe këtë po e dëshmojmë çdo ditë. Sa më shpejt që ta pranojnë realitetin e ri dhe ta shtojmë kujdesin ndaj shëndetit, aq më shpejt mund t’i kthehemi normalitetit. Apeloj fuqishëm deri tek të gjithë qytetarët që ti respektojnë masat e kujdesit, mbajtjen e maskave mbrojtëse, distancën fizike, të evitojnë çdo mbledhim familjar dhe shoqëror dhe të mbajnë higjienën personale në nivel.

Vetëm respektimi i masave parandalon shpërndarjen dhe kursen bashkë

familjarët tanë dhe shoqërinë tonë. Gjithashtu ftoj autoritetet e shëndetit publik që të rrisin ndjeshëm numrin e testeve në komunat tona në mënyrë që të identifikohen sa më shpejt dhe sa më saktë të gjithë infektuarit të cilëve duhet t’ju dilet në ndihmë, por edhe të parandalohet shpërndarja e mëtejmë e virusit. Vetëm nëpërmjet të testimeve, mbi 700 në ditë, mund të kuptojmë se sa njerëz janë infektuar dhe ku janë vatrat e të infektuarve.