Bexheti thotë se kur ka ndodh vr asja te liqeni ka qenë në Turqi

Advertisment

Në seancën e sotme të rastit Mo nstra, ku janë prezent në cilësinë e dëshmitarëve ish funksionari i BDIsë Musa Xhaferi dhe ai aktual Blerim Bexheti, janë vërejtur edhe përforcime të Njësitit nga policia intervenuese.

Kjo seancë është me masa të shtuara me policë mirë të ar matosur dhe me antipl umb.
Por, ende nuk dihet a u bë me kërkesë të dëshmitarëve për rrezikshmëri nga ajo që thuhet në këtë rast të ndjeshëm, apo MPB ka shtuar masat për çështje sigurie.

Reklame

Dëshminë filloi ish Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, i cili tha se kur ka ndodhur vr asja e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës ka qenë në Turqi, dhe lajmin e ka marr nga një bashkë partiak i tij më 12 prill 2012.

Adnan Qaili