BFI ka humbur vakëfin në zemër të Shkupit kushton miliona euro? (Video)

Advertisment

Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut po e dridh skandal i ri, pasi ka dalë në sipërfaqe një dokument që ngjall dyshime për abuzim me pasurinë e vakëfit të këtij institucioni në zemër të Shkupit.

Historiani Qerim Lita thotë se dokumenti është siguruar nga Lëvizja për Reforma në BFI dhe tregon se si është hequr dorë nga banesat te ky objekt, i njohur si Ibni Pajko te Ura e Gurit në Shkup për një kompensim prej vetëm 360 mijë eurove, në favor të pronarëve fizikë që kanë qenë eprorë të Armatës Jugosllave. Ekspertët që i ka konsultuar Lajm Tv vlerësojnë se vlera reale e banesave të këtij objekti është mbi dy milionë euro.

Reklame

Kurse historiani Qerim Lita tregon edhe numrin e lëndës që ngjall dyshime se BFI ka humbur një nga vakëfet e veta më atraktive në mbarë Maqedoninë e Veriut.

 

BFI ka humbur vakëfin në zemër të Shkupit, kushton miliona euro? (Video)

BFI ka humbur vakëfin në zemër të Shkupit, kushton miliona euro? (Video)

Gepostet von Lajm TV am Montag, 21. September 2020