BFI paralajmëron Qeverinë: Nuk e pezullojm faljen e Namazit të Bajramit (video)

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në letrën dërguar Qeverisë më 18 maj ja ka bërë me dije Qeverisë se nuk do ta anuolujë faljen e namazit të Fitër Bajramit, namaz ky që falet vetëm një herë në vit. Në letrën e BFI-së qëndron se gati një muaj për fundjavë nuk ka pasur orë policore dhe ora policore gjatë kësaj fundjave, thonë nga BFI, është për qëllim të mos lejimit të faljes së namazit të Fitër Bajramit.

“Vënia e orës policore ashtu siç është e paralajmëruar do të irritonte pa masë besimtarët islam, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka patur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se kjo bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit i cili falet një herë në vit, namaz ky që zgjat vetëm 15 minuta”, thuhet në letrën e BFI-së.

Reklame

Ndërsa namazi i sabahut do të falet në shtëpi, nga institucioni më i lartë islam në vend thonë se këtë vit nuk do të organizojnë manifestim qëndror të Fitër Bajramit, por as nuk do të mbajnë përgjegjësi për faljen e namazit të Bajramit në xhami.

“Sa për informimin tuaj, Rijaseti i BFI-së për shkak të situatës me pandeminë ka hequr dorë nga organizimi i Manifestimit Qëndror të Fitër Bajramit, por nuk do të marrë përgjegjësi mbi vete për pezullimin e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhami”, thuhet më tej në letrën e BFI-së.

Gjithashtu nga BFI e kanë siguruar Qeverinë se gjatë faljes së namazit do të respektohen të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga pandemia, thuhet në letrën e nënshkruar nga kryetari i BFI-se, Sulejman Rexhepi.

Avdi Bakiu /SHENJA/