Bi znesmeni kumanovar që me firmat e tij realizoi të ardhura prej 100 milionë eurove

Advertisment

Portali dokaz ka shkruar se është një person nga Kumanova që përmes katër firmave, ku në mënyrë direkte apo indirekte është pronar apo menaxher vitin e kaluar ka bërë fitime prej mbi 100 milionë euro. Sipas këtij portali maqedonas, bëhet fjalë për Toni Karanfilovski, që është bashkëpronarë dhe menaxherë në firmat e njohura kumanovare, por megjithatë ai është një personalitet që rri nën hije dhe nuk dëshiron të ekspozohet.

“Toni Karanfilovski është menaxher dhe pronar i kompanisë amë “Kvalitet prom”, bashkëpronar me vëllain e tij në kompaninë “Det oil”. Përmes këtyre dy firmave vendos edhe për kompanitë siç është FZC “11 Tetori” – gjiganti i njohur kumanovar, ku është aksionarë si dhe pjesëmarrës në kompaninë “Rapid Bild”. Vitin e kaluar me punën e tij dhe të kompanive ai ka arritur të realizojë të ardhura prej 100 milionë euro. Për më tepër lexojeni shkrimin tek Dokaz.