Biden deri më 11 shtator do të tërheq të gjitha forcat amerikane nga Afganistani

Advertisment
HTML Image as link

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka urdhëruar tërheqjen e plotë të të gjitha trupave ushtarake nga Afganistani deri më 11 shtator.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cili foli me gazetarët me kusht para njoftimit të presidentit Biden që pritet sot, tha se presidenti amerikan është i vendosur të tërheq të gjitha forcat amerikane deri në 20 vjetorin e su lmeve te rroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Reklame

Megjithatë, afati kohor i presidentit Biden do të dëmtojë marrëveshje midis SHBA-së dhe talebanëve të ndërmjetësuar nën ish-presidentit Donald Trump, e cila bën thirrje që tërheqja e plotë e SHBA-së të përfundojë jo më vonë se 1 maj.

Talebanët më herët kishin kër cënuar se do të ri-fillojnë su lmet kundër forcave amerikane nëse nuk përmbushet afati. Zyrtari amerikan paralajmëroi kundër çdo veprimi të tillë përderisa po zhvillohet procesi për të tërhequr forcat e SHBA-së dhe NATO-s, duke shtuar se çdo su lm “ndaj trupave të SHBA-së do të pritet me një përgjigje të fuqishme”.

Biden javëve të fundit ka qartësuar në mënyrë të përsëritur se afati i negociuar i administratës së ish-presidentit Trump nuk do të përmbushet, duke theksuar se afati kohor i 25 marsit do të ishte “e vështirë të përmbushet”.