Biden: Do ndihmoj Shqipërinë të shkojë drejt BE kurse për Kosovën jep lajmin e madh

Advertisment

Kandidati demokrat Joe Biden, vetëm dy jave përpara zgjedhjeve presdenciale në Shtetet e Bashkura në një deklarat të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, i është referuar shqiptarve dhe Kosovës duke shprehur mbështetje. Në deklaratën e postuar në faqen e Facebook të gazetës, ai ka theksuar se është një mik i hershëm i Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, duke nënvizuar se si president Biden do të vazhdojë të mbështesë sigurinë, zhvillimin demokratike dhe ekonomike në rajon.

“Forcojë relatat SHBA-Shqipëri përmes rritjes së marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes, për t`u siguruar që Shqipëria të mbetet një aleat i fuqishëm në Nato e të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo do të thotë të ndihmojë shqiptarët të realizojnë reformat ë vështira- përfshirë ato të sundimit të ligjit, ani-korrupsionit, reformat e gjyqësorit dhe ato elektorale. Të ndihmojë, së bashku me partnerët europianë ekonomitë e rajonit të god.itura nga pandemia, që të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt,”- thuhet në deklarat.

Reklame

Gjithashtu në deklaratën e tij një pjesë të rëndësishme e zë dhe Kosova, të cilen Biden e ka vizituar dy herë.

”Kandidati presidencial demokrat në SHBA deklarohet si mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe insiston që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Biden, I cili e ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës me 1999, e kritikon politikën e “pabalancuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë, ndërsa premton të rikthejë ndershmërinë dhe barazinë e marrëdhënieve mes tyre teksa të ecet drejt një bashkëpunimi më të mirë,“-shkruhet në deklaratë.