Biden kërkon kontakte/ Koreja e Veriut nuk i përgjigjet

Administrata e presidentit Joe Biden, tha se është përpjekur të kontaktojë me Korenë e Verit dhe qeverinë e saj që nga shkurti, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Washingtoni është përpjekur të kontaktojë me Penianin në mënyra të ndryshme për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve, thanë zyrtarët.

SHBA-ja dhe Koreja e Veriut mbeten në pozicione lufte në lidhje me programet bërthamorë dhe ato balistikë të vendit të izoluar. Tre takime mes paraardhësit e Biden dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, sollën shumë pak rezultate. Bisedimet dështuan të bindnin Korenë e Veriut të hiqte dorë nga armët bërthamore, një kërkesë kryesore e SHBA-së dhe fuqive të tjera perëndimore.

Media shtetërore koreano-veriore duhet të pranojë ende që Joe Biden është tani president i Shteteve të Bashkuara. Përpjekjet për të komunikuar me Penianin kanë përfshirë edhe një kanal në Neë York, përmes misionit koreano-verior në kombet e bashkuara.

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve, Reuters se ka patur përpjekje të shumëfishta për t’u angazhuar me Korenë e Veriut, por asnjë kontakt domethënës prej më shumë se 12 muajsh, që përfshin edhe pjesën më të madhe të vitit të fundit si president, të Donald Trump. Biden ka njoftuar ndërkohë një rishikim të politikës në Korenë e Veriut, që pritet të prezantohet në prill. Ai e ka quajtur Kim Jong Un, një huligan dhe ka nënvizuar nevojën e çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut para se sanksionet amerikane dhe ato të Kombeve të Bashkuara të zbuten.

Lideri koreano verior ndërkohë ka vijuar të nxjerrë në pah aftësitë ushtarake të vendit të tij duke pretenduar zhvillimin e raketave më të avancuara me rreze të gjatë veprimi, testeve të mëdha bërthamore, satelitë spiunazhi dhe një nëndetëse me fuqi bërthamore. Në të njëjtën kohë ai i ka kërkuar SHBA-së të heqë dorë nga politikat e saj armiqësore.

Top Channel