Biden takon Merkelin, thotë se lidhjet mes dy vendeve janë më të forta se kurrë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Përmes Facebook, Bideni takimin e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm, duke thënë se lidhjet mes dy kombeve janë më të forta se kurrë.

Reklame

“Jam i ngazëllyer që e mirëpres atë në Shtëpinë e Bardhë muajin tjetër për të vazhduar punën tonë”, thuhet tutje.

Shkuarja e Merkelit në Shtëpinë e Bardhë do jetë vizita e parë e saj që kur Bideni mori detyrën e presidentit të SHBA-së. Takimi pritet të jetë më 15 korrik.