Bie çmimi ndërkombëtar i naftës, në Maqedoni rritet pak

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58% në raport me vendimin e datës 11.08.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nuk ndryshon.

KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS

Nga data 16.08.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 52,814 (denarë/kilogram)

Në anën tjetër, çmimi i naftës shënoi rënie në bursat ndërkombëtare. Kjo për shkak të shenjave të uljes së kërkesës së konsumatorit të dytë më të madh në botë të naftës, Kinës. Gjithashtu, a kompania saudite e naftës Aramco njoftoi se mund të rrisë prodhimin për shkak të pritjeve më të larta të kërkesës.