Bie edhe më shumë papunësia në Gjermania

795
#

Norma e papunësisë në Gjermani shënoi një nivel rekord të ulët gjatë muajit maj, duke reflektuar tregun e fortë të punës që ka mbështetur ekonominë nëpërmjet konsumit.

Numri total i të papunëve, i përshtatur ndaj efekteve sezonal, ka rënë me 11,000 mijë, në 2.35 milionë, sipas zyrës Federale të Statistikave.

Norma e papunësisë ra në 5.2%, që është më e ulëta që prej bashkimit të vendit të vendit, shkruan ‘Scan’.

“Papunësia ka rënë dhe kërkesa për punë është ende e lartë. Trendi rritës i fuqizimit të tregut të punës po vazhdon, pavarësisht ngadalësimit të ritmit në muajt e Dimrit”, deklaroi zyra e Statistikave, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Punës, Hubertus Heil, ka thënë se kërkon të ulë kontributet e sigurimit të papunësisë me 0.3% në 2.7% të pagave bruto deri në vitin 2019. Kjo do të sillte kursime totale vjetore prej rreth 3.5 miliardë euro për punonjësit dhe punëdhënësit sipas tij.

Kërkesa për punëtorë ishte më e madhe në ndërtim, transport magazinim, si dhe kujdes shëndetësor e social.