Bie numri i viktimave në Francë

Franca sot ka regjistruar një rënie të ndjeshme të numrit të viktimave. 643 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, ose 334 më pak se dje.

Një zyrtar i Ministrisë Franceze të Shëndetësisë, Jerome Salomon tha se vendi tashmë e ka kaluar pikun, por pandemia mbetet ende aktive.

Edhe pse Franca shënon 13 mijë e 832 viktima në total, zyrtari tha se popullata është ndërgjegjësuar dhe po lufton, ndërsa e cilësoi shumë të rëndësishme që qytetarët të qëndrojnë mbyllur në shtëpi për të shpëtuar sa më shumë jetë.