Bijtë e babës

Advertisment

Bijtë e babës (part 2.), – ArIind Farizi

E dëgjove, ai qe zëri i babës tënd, zëri që na shau. Pa fajin tonë. Po ai porno zëri. Politika e xxx-ave. Babai me kravatë e këmishë të bardh dhe punë të pista, ai babai dhe krenaria jote për të, ajo krenaria e dikurshme që rri varur si puro e shtenjtë në buzë kurvari, ajo krenaria kur ti rrije dhe shihje botën pas xhamave të zi, ajo e shkëlqimit të pomadës së fytyrës tëndë të kuqe kompir, që sot se gjen dot ngjyrën e skuqjes, atë të turpit. E dëgjove, babain në telefon. Na shau. Në telefonin e babës tënd rri fati një popullit.

Reklame

Në listingun e tij rri fshehur ngritja dhe zbritja e autoritetit tonë përpara tjetrit, duke bë servilin, po ai, babai, ai patrioti i madh me zë pule. Në telefonin e tij rri çdogjëja, rri fati i popullit, kompromisi i turpshëm shifrash 2 me 98, shitblerja pronave e vakëfeve, tenderimi ëndrrave, punësimet e montuara keq as sa sheshit duken penjtë e qepjes, aty në sms të tij rri konspirimi zullumet e futura ndër familje të sinqerta dhe të moralshme, zhvatja e bizneseve shqiptare orëve të vona ku ka terr dhe ato janë xixa si të Shopenhauerit, aty rri ndërskamca dhe pengimi tjetrit për tu avansuar, shantazhi i tipit “bëja dëmin që të vij në t’ia zgjedhim, normal me para”, rri zgjidhja e çdo problemi me kallauz paranë e cila duhet të shkojë në parti, rri shitja e ligjit të gjuhës për hir të krimineli që duhet të del nga burgu, rri e keqja kolektive e cila deri sa nuk doli në youtube i besuam verberisht. Populi pa sy, pa veshë, pa zë.

Populli i halleve, populli i pritjes së gjatë në lista partishë, degës e krandesh partiake, për t’u punësuar, për lartuar, populli i lënë në duar të të paditurit me diplomë të blerë natën e që ditën të shet mend dhe bën më gisht, “ti jo ai po”, ndanë bardh e zi ato pakëz njerëz që ishin bashkë, “ti s’je me ne, ti je kundër nesh”…

Bijtë e babës, të babës që shan, a e degjoni? Plasi marrja? Marrja në youtube. Pos vetës tuaj keni përlyer dhe ato votues që ju përkrahën dhe ju besuan. Bijtë e babës, me autoritetin e kthyer përmbys, sot, si do hyni restoranteve, kokën a do e mbani lartë, hunda juaj si do ngritet, a keni marre! Bijtë e babës, baba rra, ju ç’do bëni, po dëmët si pasojë e guximit tuaj, si do i paguani, ofendimet e policëve në rrugë me fjali të tipit “e di kush jam unë”, me thirrjen kërcënuese për shërbime, “më shpejt kryeje punën se del prej punës”… I keni harruar! Ne Jo! Mbajmë mend çdo veprim tuajin, çallamin dhe jetën e pasur në kurriz të popullit. Si do arsyetoni pasurinë e babës që vodhi vëllaun dhe kojshinë e vet, si do argumentoni blerjen e veturës së shtrënjtë të nuses, djalit tjetër të vogël, banesën në bregdetë, telefonat e shtrenjtë, veshjet hugo boss dhe shtëpitë me plane amerikan, po gjitha këto të blera me cash-in e zi, të babëziut, kredi e di që kurrë s’keni marrë sepse kësti mujor i reketimit ju ka ardh të dera e shtëpisë. Bijtë e babës, baba juaj rra.

Ju, jeta juaj e bardhë, jetë e natës me tavolinë mbushur pije e raki, darkat me male mishi prej të cilëve nuk më shihnit shokët që dikur në kushte tjera ndanin bashkë një kifle. Si do i ktheni gjizës, si do e përtypni. Kafe, ujë me akull dhe veturë të parkuar mes rrugë, kjo është arritja juaj më e madhe. Dhe kjo falë babës, sepse shteti e njeh babën tënd, atë që na shau dje. Baba juaj do ecë sigurtë rrugës për në vendin të cilin e meritojnë vjedhësit e ardhmërisë. Ai me telefonin e tij është arsyeja e shprazjes së shtetit nga të rrinjtë, arsyeja se ju keni shumë është ju keni marrë tonën, pjesën e shkruar madje si fat dhe nga Zoti.

Ne kemi pak, sepse ju keni shumë, na vjodhët ndër sy, në fund na shanë me gjithcka. Na vjodhët me metoda të sofistikuara marksiste – leniste, me usb e disqe përgjimesh të çdokujt, çdokund për çdogjë. Madje dhe intimitet të mbrojtura me ligj, i keqpërdorët për ti regrutuar ato vajza për ti bë “ujë e drejs”… Përmes keqpërdorimi të përgjigjimit. Dhe për çudi nga po e njëjta po e hani bumerangun.

Bijtë e babës, baba rra, a po e kupton dhe ti punën e tij, a keni marre dopak? Bijtë e babës me fat politik, na morrët në qafe, e haram ju qoftë vota. Atdheu paska qënë peng I babës dhe bijve të tij.