BIK u në Kosovë pezulloi përkohësisht namazin me xhemat dhe xhumanë

Myftiu Naim Tërnava ka dalë me një sërë vendimesh për besimtarët islamë në mënyrë të që të mbrohen nga përhapja e koronavirusit.

Ai ka pezulluar përkohësisht xhumanë dhe faljen e namazeve në xhami me xhemat, njofton Klan Kosova.
Disa nga vendimet e marra sot janë këto:

Është obligim fetar që t’iu përmbahemi vendimeve dhe masave të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së virusit nga organet kompetente ,Ndalohet mësimi në të gjitha institucionet arsimore fetare në të gjitha xhamitë dhe puna në konviktet islame të Kosovës. Anulohet përkohësisht mbajtja e ligjëratave, seminareve dhe takimeve të ndryshme të xhematit ,Pezullohet organizimi i umres deri në një vendim tjetër

Të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve mësimore si në FSI, konvikte, medrese, objektet administrative të BIK-ut dhe të gjitha objektet fetare si xhamitë e të tjera. ,Pezullohet përkohësisht namazi me xhemat edhe i xhumasë, ndërsa besimtarët porositën që ta falin namazin e drekës si zëvendësim i xhumasë, ndërsa ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë.

Po ashtu, është marrë vendim që të pezullohen të gjitha tubimet me rastin e ngushëllimeve, të pameve, ndërsa ceremonia e varrimit të organizohet në një rreth sa më të ngushtë fetar.