Bilall Kasami: “17 ditë ikët nga debatet televizive. Me 17 tetor, nuk mund t`i ikni vullnetit të popullit”

Advertisment

Ata ju ikën debateve, për këta 17 ditë të kampanjës, i ikën ballafqimit me qytetarët, por ditën e diel, nuk mund t’i ikin verdiktit tuaj. Nuk mund t’i ikin vullnetit të popullit.

Me 17 tetor ato do të ballafaqohen me vullnetin e popullit, me vullnetin e tetovarëve. Ne nuk ikëm nga debatet sepse,ne kemi fytyrë të pastër. Nuk kemi njolla në të kaluarën tonë.

Reklame

Bilall Kasami me shokë, është prej qytetarëve, dhe jeton në mesin e qytetarëve. Ne nuk ikëm sepse ne nuk kemi ku shkojmë. Unë jam prej Tetove, Fadili prej Gostivari, Kastrioti prej Çairi, Fatmiri prej Piroku, Dauti prej Salltine, Luani prej Sllupçani, Hasimi prej Saraj, Abdullahu nga Llabunishti e Agimi nga Zhitosha, Senadi prej Gradeci dhe Blerimi, të blertën e vërtetë e kemi në mesin tonë. Ne i duam vendet tona, aty kemi shtëpitë, afy rrisim fëmijët, aty ndërtojmë ardhmërinë. Ne jemi këtu, nuk jemi mysafirë në shtëpitë tona. Tetova është shtëpia ime.

Ne jemi në vatrat tona dhe do të kujdesemi deri në gjakun dhr frymën e fundit, për vatrat tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Nuk ka fuqi që ndal këtë orteg në Tetovë, nuk ka presion që ndal këtë eufori. Fitorja jonë do të jetë fitorja e koalicionit me popullin. Fitorja jonë do të jetë fitorja e qytetarëve të shtypur. E qytetarëve të heshtur.

Fitorja jonë do te jetë fitorja e njerëzve të ndershëm. Fitorja jonë do të jetë, fitorja e Tetovës. Unë nuk di të flas fjalë të mëdha, kam ekipin tim me të cilin mund të bëjmë punë të mëdha. Nuk ju them, shihni se çka fo të bëjë për 4 vite. Vetëm do të ju them. Ndryshimi i Tetovës do të shihet, për 6 muajt e qeverisjes tonë.

Tetovën na e fali Zoti, e mbrojtën te parët tanë, brez pas brezi. Do t’i dalim zot me 17 tetor, se e kemi amanet. Të nderuar, me 17 tetor, votoni për fëmijët tuaj, për familjen tuaj, për pragun e shtëpisë, votoni për numrin 16 dhe e ardhmja jonë do të jetë e ardhme e ndritur. Ju faleminderit dhe qofshim me Besë”, është shprehur kandidati i BESËS për Tetovën, Bilall Kasami. /TetovaExpres