Bilall Kasami me lutje deri tek bashkombasit të cilët jetojnë në Zvicër

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami që njëherit është edhe kryetar i Tetovës u është drejtuar bashkombasve të cilët jetojnë në Zvicër që ta mbështesin Gadaf Muharemin në garën për Asamblenë e qytetit të Cyrihit në qarkun (Kreis), informon portali “tetova1”.

“Bashkëatdhetari ynë Gadaf Muharemi është kandidat për Asamblenë e qytetit të Cyrihit në qarkun (Kreis) 12 dhe i rradhitur me numër katër në list nga radhët e Partisë Socialdemokrate në Zvicër.

Reklame

I lusim të gjithë bashkombasit të cilët jetojnë në Zvicër përkatësisht në Cyrih dhe kanë të drejt vote ta mbështesin Gadaf Muharemin, i cili ka mundësi reale që të bëhet pjesë e Asamblesë në Cyrih dhe të përfaqësojë komunitetin tonë”, ka shkruar Kasami. /tetova1/