Bill dhe Melinda Gates mbajtën ushqime në bodrumin e tyre, si e dinin ata që një pandemi do të vinte

Advertisment

Koronavirusi është përhapur anë e mbanë botës ku ka vrarë mbi 160 mijë viktima, duke izoluar edhe vetë Bill Gates, ai që e parashikoi para disa vitesh se një virus do të shfaqet.

Ndër kohë bashkëshortja e Bill Gates, Melinda, ka thënë në një intervistë për BBC se ajo dhe Bill, kishin ruajtur ushqime në bodrumin e tyre për vite me rradhë, në pritje të një pandemie ose një katastrofe tjetër.

Reklame

“Shumë vite më parë, ne kishim biseduar, çfarë do bënim sikur të mos kishte ujë të pastër? Po sikur të mos kishte ushqim të mjaftueshëm? Ku mund të shkojmë? Çfarë mund të bëjmë ne si familje? Kështu që unë mendoj se duhet t’i lëmë ato përgatitje t’i kemi rezervë. Por absolutisht ne i kishim përgatitur dhe patëm disa ushqime në bodrum për çdo rast.”- u shpreh Melinda.

Kutojmë që në vitin 2015 Bill Gates ka paralajmëruar për një pandemi duke thënë se bota nuk ishte “gati për epideminë tjetër. Ndërsa dy vjet më vonë në një artikull në vitin 2017 për Business Insider, ai deklaroi se epidemia tjetër mund të jetë “një lloj super ngjitës dhe vdekjeprurës i gripit”.

Bilanci i koronavirusit në botë sa vjen dhe shtohet. 2.32 milion njerëz në mbarë botën janë infektuar nga COVID-19, ndërsa deri më tani pandemia ka shkaktuar të paktën 160 mijë vik tima. Deri më tani vendi më i prekur në botë nga pandemia është Amerika, e cila shënon të paktën 734.846 raste të infektuarish dhe ka h umbur deri më tani 38,779 jetë. Pas saj renditet Spanja me 191.726 ‘pozitivë’ dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175,925 raste dhe 23,227 të vd ekur.

Burimi: cnbc