Bill Gates mbron Kinën dhe OBSH-në: Tani është koha për vaksinë

Advertisment

Bill Gates deklaroi se është ende shumë herët për të pohuar se Kina ka faj për shpërthimin dhe rrjedhën e koronavirusit. Gates shtoi se përpjekja për ta fajësuar vendin komunist, është thjesht shpërqëndrim nga situata aktuale.

Miliarderi shkoi dhe më tëj, duke kritikuar disa gjëra “të pasakta dhe të padrejta” që janë thënë në lidhje me Partinë Komuniste kineze.

Reklame

“Kina ka bërë shumë gjëra ashtu siç duhet në fillim, ashtu si çdo vend ku ka dalë virusi ditët e para. Të gjitha shtetet mund të kthejnë kokën pas dhe të dallojnë sot se ku kanë gabuar. Për shembull, SHBA nuk e menaxhoi mirë situatën në krahasim me vendet e tjera, të cilat e minimizuan dëmin ekonomik. Por, nuk është koha për të folur për këtë gjë tani”, deklaroi ai në një lidhje direkte me CNN.

“Tani është koha për testime, trajtime, vaksinë. Çdo gjë tjetër është shpërqendrim. Ka shumë gjëra të pasakta dhe të padrejta që janë thënë, por edhe për këtë nuk është koha që të flasim tani”, shtoi bashkëthemeluesi i Microsoft.

Gates po ashtu mbrojti edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke thënë se puna e saj është fenomenale.

“Pas disa kohësh, do të shohim se OBSH-ja mund të kishte bërë më mirë disa gjëra, ashtu si çdo aktor tjetër në të gjithë këtë situatë. Por, puna e saj ka qenë fenomenale”, u shpreh Bill Gates./Opinion.al