Bill Gates paralajmëron: Do të duhen disa doza vaksine për Covid-19

Advertisment

Bill Gates ka paralajmëruar se çdo vaksinë kundër koronavirusit do të dojë disa doza që të ketë efekt te njeriu. Themeluesi i Microsoft në një intervistë për “CBS News” tha se është besimplotë për gjetjen e një vaksine të sigurt dhe shumë efikase por shtoi se “do të duhen disa doza vaksine” për të zhdukur virusin.

“Në këtë pikë që jemi asnjë nga vaksinat nuk duket se do të bëjë punë me një dozë të vetme. Shpresa ishte kjo që do të mjaftonte një vaksinë por duket se jo” tha Gates.

Reklame

Më tej Gates i cili ka paralajmëruar për rre*zikun e një pandemie që në vitin 2015 pranoi se do të ketë shumë pasiguri mbi efikasitetin e çdo vaksine por nënvizoi se “gjithçka do të zgjidhet me kohën”.