Bill Gates: SHBA-ja e keqmenaxhoi situatën me COVID-19

Advertisment

Bill Gates, themeluesi i Microsoftit dhe bashkëkryetar i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, e quajti përgjigjen e SHBA-së ndaj COVID-19 “tronditëse” dhe “të keqmenaxhuar” në një intervistë të botuar të hënën në Stat.
“E dini, kjo situatë është keqmenaxhuar në çdo hap të rrugës”, tha Gates për Stat. “Është tronditëse. Është e pabesueshme – fakti që jemi ndër më të këqijtë në botë”.

Gates tha se ndryshimi i udhëzimeve nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth testimit të koronavirusit për njerëzit pa simptoma “është çmenduri”.

Reklame

Ai kritikoi komisionerin amerikan të Administrimit të Ushqimit dhe Barnave, mjekun Stephen Hahn, rreth gjetjeve të plazmës së rikuperuar.
“Kjo është matematika e klasës së tretë. Dua të them, po talleni?”, Gates tha në intervistë. “Kreu i FDA-së u ngrit dhe tha se kishte një zvogëlim të vdekjeve prej 35 për qind, ku nuk është as 3 për qind bazuar vetëm në një nëngrup të vogël që ishte jostatistikor. Kjo është e padëgjuar”, shtoi ai.

Gates përmendi gjithashtu Dr. Scott Atlas, një neuroradiolog dhe bashkëpunëtor i vjetër në Institucionin Hoover të Universitetit të Stanfordit, i cili tani është anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë Coronavirus.
CNN ka raportuar se Atlas ka mbrojtur imunitetin e tufës përmes infeksionit masiv, po që është mohuar prej tyre. “Administrata tani punësoi këtë djalë të Stanfordit, i cili nuk ka aspak histori, por vetëm sepse pajtohet me teoritë e tyre”, tha Gates.