Bill Gejts me parashikim të ri rrëqethës: Në vitin 2025 do na godasë epidemi e re! (Video)

Advertisment

Njeriu më i pasur në botë, Bill gates, ka shokuar sërish globin. Si mysafir në emisionin “Late Shoë”, themeluesi i “Microsoftit” ka paralajmëruar një pandemi të re, e cila sipas fjalëve të tij mund ta godasë botën pas pesë viteve.

“Nuk dua të kem të drejtë, por mendoj se botën do ta godasë një pandemi e re. do të jetë sulm terrorist biologjik. Mendoj se do të ndodhë në vitin 2025”, ka thënë mes tjerash Gejts në këtë emision, por duke shtuar se një gjë positive paraqet fakti se bota pas pandemisë Covid 19 do të jetë më e përgatitur për një pandemi të re.

Reklame

Bill Gejts është në qendër të vëmendjes së opinionit mbarëotëror që nga shpërthimi i koronavirusit, kur u riaktualizua fjalimi i tij mbajtur në vitin 2015, kur paralajmëroi pandeminë. Atëherë pat thënë se “botën së shpejti e pret një pandemi për të cilën nuk do të jetë e përgatitur”.

Pasi filloi të tërhiqet nga Microsoft, Gejts i është përkushtuar aktiviteteve humanitare.
Me bashkëshorten e tij Melinda Gejts në vitin 2000 themeloi fondacion për vaksinimin e fëmijëve të pavaksinuar në vendet ku ende nuk është çrrënjosur paraliza cerebrale.
Ai ka folur edhe për koronavirusin aktual.

“Për shkak të koronavirusit do të jetojmë kështu deri në verë”, ka theksuar Gejts, duke shtuar se efekti i vërtetë i vaksinës do të vijë më vonë, ndoshta pas dy viteve.