Bill Gejts nuk beson në efikasitetin e vaksinës kundër Covid-19

Advertisment

Themeluesi i Majkrosoftit, Bill Gejts paralajmëroi se vaksina kundër koronavirusit mund të mos jetë shumë efikase si barrierë për përhapjen e infektimit.

Në intervistë për CNN ai e sqaroi pesimizmin e tij në këtë mënyrë: “Kur zhvillojnë vaksinë, hulumtuesit udhëhiqen nga dy karakteristika – parandalimi i sëmundjes me vaksinim dhe parandalim i bartjes së infektimit tek të tjerët”.

Reklame

“Nuk ka garancë se vaksina do të jetë mjet ideal për bllokim kundër bartjes së infektimit”, shtoi ai.

Njëkohësisht, themeluesi i Majkrosoftit e lavdëroi efikasitetin e përgjigjes imunologjike të organizmit të sëmundjes. Sipas tij, imuniteti i zhvilluar mbron nga rreziku i infektimit të sërishëm së paku një vit.

Bill Gejts e mbështeti parashikimin e ekspertit kryesor amerikan për sëmundje ngjitëse, Entoni Fauçi, i cili parashikoi se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati nga fundi i vitit 2020 apo në fillim të vitit 2021.