Binjakët në Shkup simbol i dyfishtë i lumturisë, gëzimit dhe dashurisë

Advertisment

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arslani sot i vizituan foshnjat e para, binjakët e lindur natën e Vitit të Ri në Shkup.

Binjakët Anastasia dhe Gabriel janë fëmijët e parë të prindërve pas shumë viteve pritje. Vajza është lindur në orën 00:01, me peshë 2. 360 gramë dhe e gjatë 47 centimetra. I dyti është djali dhe është lindur në orën 00:03, me peshë pre 1.760 gramë dhe i gjatë 46 centimetra. Foshnjat dhe nëna Snezhana nga Shkupi ndjehen mirë.

Reklame

Nga Qyteti i Shkupit të dy binjakët fituan libreza kursimi dhe lojëra, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u ndau dhurata ndërsa nënës i ka dhënë monedhë ari.

“Kemi situatë specifike, të kemi bineq. U dëshirojmë shumë shëndet, fat dhe fëmijëri të lumtur, ndërsa familjes i uroj për dhuratën më të bukur të Vitit të Ri”, deklaroi Shilegov.

Për ministren Carovska, foshnjat janë shenjë për vit të lumtur dhe të begatshëm, ndërsa vetë ajo që foshnja e parë është vajzë do të thotë energji femërore.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arslani potencoi se Reparti i Nenonatologjisë të Klinikës për gjinekologji ka siguruar aparaturë më moderne me qëllim që të sigurohet mbrojtja më bashkëkohore edhe për foshnjat edhe për nënat.

Në Gjinekologjinë në Çair foshnja e parë ka lindur tre minuta pas mesnate.